Misioni i Teatrit të Metropolit është të realizojë vepra teatrore shqiptare dhe botërore me nivel të lartë artistik, të cilat promovojnë gjithëpërfshirjen, dialogun konstruktiv, dhe vlerat njerëzore universale.
Vizioni i Teatrit të Metropolit është që të krijojë një standart cilësor në realizimin e shfaqjeve teatrore dhe trajnimit profesional të stafit artistik. Teatri angazhohet të krijojë për nevojat e komunitetit të të gjithë brezave; fëmijë, të rinj, të rritur. Duke ngulmuar në cilësi, teatri synon të ofrojë një atmosferë intime ku këtij publiku të larmishëm t’i jepet mundësia të reflektojë, përgjigjet dhe angazhohet me teatër që i shërben edukimit, argëtimit dhe zgjerimit të botëkuptimit.
PLATFORMA ARTISTIKE E TEATRIT METROPOL