Titulli: Së Prapthi
Autor: Katerin Braier & Natasha Holms
Interpretojnë: Klesta Shero, Roerd Toçe
Skenografia: Hysni Loka
Kostumet: Ina Elezi
Data: 7-8 Tetor, 14- 15 Tetor / 4-5 Nëntor, 11-12 Nëntor
Ora: 11:00

Teatri Metropol risjell për publikun e vogël shfaqjen “Së prapthi”, me regji të Aldi Hysotoçit.
“Së prapthi” është një shfaqje interaktive dhe argëtuese, është shfaqja e dytë e këtij lloji që Teatri Metropol vë në skenë, pas suksesit që patëm me shfaqjen “Zgjohu vëlla arush” ku fëmijët – publik bëjnë vetë shfaqjen, bashkë me dy aktorët Klesta Shero dhe Roerd Toçe.
Personazhet janë dy; motër e vëlla. Ngjarjet zhvillohen në dhomën e tyre të gjumit, para se të flenë nisin një rrëmujë të madhe duke luajtur. Gjatë kësaj kohe vëllait i humbet kapelja e tij e preferuar, motra më e vogël duke parë që vëllai është shumë i mërzitur fillojnë aventurat në gjetjen e kapeles . Sa më shumë lojra dhe kërkime aq me shumë rrëmujë dhe argëtim. Pas shumë aventurash dhe kërkimesh ata gjenden në një ishull të vetmuar. A do ta gjejne kapelen speciale të vëllait dy personazhet tani?!

A do ta rregullojnë rrëmujën ?!

Ejani ta zbulojmë së bashku.

Për rezervime kontaktoni:
+355 67 227 0668
Adresa: Rr. Ded Gjo Luli, prapa Muzeut Kombëtar, Tiranë

Së Prapthi

Shfaqje për fëmijë - Teatri Metropol

7 Oct - 15 Oct

Partnerët tanë