Autori më me ndikim në të gjithë dramaturgjinë botërore, Uilliam Shekspir do të vijë në skenën e Metropolit, me shfaqjen “Nata e Dymbëdhjetë”. Ngjarjet e kësaj komedie, cilësuar nga pjesa më e madhe e studiuesve si më e mira e tij, ndodhin në Ilirinë e kohërave të hershme dhe besohet se ai e shkroi rreth vitit 1601. Në mbretërinë e Ilirisë, një fisnik i quajtur Orsino endet duke dëgjuar muzikë, sepse i mungon dashuria e Olivias, një vajzë e bukur të cilën ai nuk mund ta ketë sepse ajo është në zi për vëllain e saj të vdekur dhe nuk pranon asnjë propozim martese. Ndërkohë, në det, një stuhi e tmerrshme ka shkaktuar mbytjen e një anije… Mjafton ky fillim ngjarje për të ndërthurur me mjeshtëri shumë personazhe plot ngjyra të gjalla në situata mbi dashurinë e pashpërblyer, thyerjen e zemrave, por edhe gëzimin që vjen prej tyre në Ilirinë e dikurshme. Shfaqja do të vijë ne skenë nga regjisori amerikan Justin Anderson, duke ndërthurur elementë autentikë të kohës dhe vendit ku ndodhin ngjarjet si në muzikë e kostume.

#NataeDymbëdhjetë rikthehet në datat 18, 19, 20, 21, 25, 26, 27, 28 Janar dhe 1, 2, 3, 4 Shkurt në Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana.

“Nëse muzika është ushqimi i dashurisë, luani atëherë pa pushim”! U.Shekspir

☎️ Info & Rezervime: +355 67 227 0668
🌐 Tashmë ju mund të rezervoni biletën tuaj edhe në web:www.teatrimetropol.al

Trailer: https://www.youtube.com/watch?v=MpcE70VvyEI

Na ndiqni në:

Web: www.teatrimetropol.al
Facebook: https://www.facebook.com/teatrimetropol/
Instagram: https://www.instagram.com/teatrimetropol/
Twitter: https://twitter.com/teatrimetropol
Youtube: https://www.youtube.com/channel/UCHzRxQOY9rj34hnWfg_vI3A

Nata e Dymbëdhjetë

Uilliam Shekspir në Teatrin Metropol

18 Jan - 4 Feb

Media

Partnerët tanë