“MetroSounds – Përrallë Mesdheu” prezanton:
Mario Mariani (IT)
Të premten, ora 20:00 në Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana.

The Rossini Variations

I pari music-star në histori, shpikësi i rap-it, i pari që ka kompozuar muzikë mbi një notë të vetme, dhe mbi të gjitha, një Gioachino Rossini siç nuk e keni dëgjuar kurrë, përmes rishikimit të guximshëm dhe befasues të Mario Marianit:

Një riinterpretim, ose më e saktë të thuhet një rishkrim i pjeseve më të famshme të Rossinit, interpretuar nga piano kreative e Marianit. Nga kompozitori i famshëm tek bashkëqytetari i tij poliedrik, i cili gjithmonë ka punuar sipas motos “një tjetër piano është e mundur”.

Mariani deklaron: «Unë gjithmonë ëndërroj për një piano tjetër, në kuptimin e një mënyre tjetër të konceptimit të instrumentit tim. Duke mu dashur në një farë mënyre të rindërtoj një muzike të lindur për tu luajtur nga një orkestër, puna me Rossinin më ka sygjeruar, përdorimin e teknikave të gjera me ndikim të madh si sonor ashtu edhe performativ, pasi që nevoja dhe domosdoshmëria zanore prodhon gjithashtu një gjest që bëhet “teatral”.

Përvoja e shikimit të Mario Marianit duke luajtur live shkon përtej interesantes dhe të veçantës. Ai përdor grand pianon sikur të ishte një mori instrumentesh, duke bashkëvepruar, nëpërmjet objekteve nga më të ndryshmet dhe telat, kordierën e pianos, pikërisht aty ku zëri vjen në jetë. Duke vepruar kështu, ai prodhon atë që ai e quan “utopia e zërit”.

Mario Mariani datëlindje 1970 është një kompozitor avant-gard italian, pianist dhe interpretues i fuqishëm dhe i njohur për tingujt e tij të pazakontë. Stili i tij shkon nga muzika bashkëkohore në shfaqje teatrore, muzikë për filma (Festivalet e Cannes, Venezia, New York, dhe Berlinit) dhe për televizion. Mban mbi shpatulla rreth 1.000 koncerte në mbarë botën, si solist, me ensemble dhe orkestër, apo artistë multidisiplinaë.

Bërthama artistike e Marianit është e rrënjosur në muzikën e improvizuar që shpesh performon me muzikantë, artistë, aktorë dhe interpretues të tjerë. Pas krijimit të grupit eksperimental Broz Ensemble, Mariani fillon e shkruan kollona zanore për filma, temat hapëse të Festivalit të Filmit të Venecias dy herë (1999-2001 dhe 2005-2007) dhe të gjithë filmat e Vittorio Moronit. Ai gjithashtu prodhon muzikë për markat si Microsoft, Toyota, Fiat. Përgatitjet e Marianit shkojnë nga muzika orkestrale dhe opera në shfaqje në kohë reale. Ai fitoi çmimin Novaracinefestival për Soundtrack më të mirë me filmin e shkurtër dhe të njohur ndërkombëtarisht “Nën kopshtin tim” nga A. Lodovichetti (dhënë nga Spike Lee). Ai tërhoqi vëmendje të mëtejshme në mbarë botën me disa shfaqje të pazakonta, si ‘rezidencë ekstreme artistike, ku solli një piano të madhe në shpellën e Monte Nerones (qendër të Italisë) dhe luajti një koncert çdo natë për një muaj të tërë.

Mario e konsideron muzikën e tij si një aktivitet krejtësisht krijues që e jep vetveten dhe bëhet objekt diskutimesh të frytshme për çështje aktuale siç janë respekti për njerëzimin, mjedisin dhe projektet humanitare.

“Gjithçka është një fluks dhe muzika nuk përbën përjashtim. Përpjekja për zgjerimin e trurit, perceptimi superior dhe vetë pianoja përtej kufijve të tyre është ajo që unë dua ta arrij.”

Mario Mariani

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al

Mario Mariani (IT) – Live Piano Performance – #MetroSounds

Koncert

-

Partnerët tanë