Teatri Metropol prezanton:

KOZMETIKA E ARMIKUT – AMÉLIE NOTHOMB

Regjia: Ana Guçe
Interpretojnë: Ismail Shino, Marius Dhrami, Xhino Musollari
Efektet e Audios: Denis Zejnati
Skenografia: Ana Guçe, Xhino Musollari
Përktheu: Ardita Zela

Ndërgjergjja, forma më e lartë e drejtesisë njerëzore. Askush nuk mund t’i shpëtojë vetëgjyqësisë, pavarësisht rrethanave. Herët ose vonë të gjithë i nënshtrohen ndërgjegjes si gjyqi më suprem për drejtësine humane!

“Pa dashur, kisha kryer vrasjen perfekte: askush nuk më pa që po vija, përveç viktimës. Prova, unë jam ende i lirë”. E gjithë historia zhvillohet në aeroportin e Parisit. Jerome Angust, një njeri pret te niset per një udhëtim pune, pret një fluturim të vonuar. Ai takon një burrë tjetër,te panjohur, i cili paraqet veten si Textor Texel nga Holanda. Në fillim Angust ndihet i bezdisur nga Texel, i cili insiston të flasë me të, pavarësisht që Angust nuk është i interesuar. Përfundimisht Angust perfshihet në bisedë. Texel fillon të tregojë një histori rreth fëmijërisë së tij, në të cilën ai beson se ai “vrau” një nga shokët e klasës së shkollës fillore. Texel shpjegon se si fëmijë ai kishte qenë gjithmonë ziliqar për djalin (Frank) i cili ishte më popullor se Texel, dhe kështu një natë ai iu lut Perëndisë qe Frank të vdiste. Biseda midis Texel dhe Angust vazhdon, dhe Texel tregon një histori tjetër nga fëmijëria e tij. Kur Texel ishte rreth 12 vjeç ai jetonte me gjyshërit e tij dhe një nga punët e tij ishte përzierja e ushqimit të maceve, për t’i ushqyer macet. Ai e urrente këtë punë, pasi peshqit dhe orizi gjithmonë e shqetësonin atë dhe ai duhej t’i mbyllte sytë, ndërkohë që e përziente ushqimin e kafsheve. Një ditë, ai e detyroi veten te hante atë ushqim, veprim qe e tërhoqi kaq shumë saqe hëngri të gjithë ushqimin e maceve, ndërsa macet shihnin. Texel shpjegon se ai nuk beson te Perëndia apo Djalli, por te nje tjeter force, që është brenda të gjithëve. Texel kërkon Angustit t’I tregoje për gruan e tij. Bëhet e qartë se Angust dikur ishte i martuar. Texel fillon të tregojë një tjetër histori, për gruan e vetme që ai e ka dashur ndonjëherë. Ai e pa atë në Varrezat Montmartre në Paris dhe u godit menjëherë nga bukuria e saj dhe ngjashmëria me një statujë të caktuar në varrezë. Për shkak se ai be gjithmone atë që dëshiron, Texeli krijon nje marrdhenie “jo te ndersjellte” duke e deklaruar dashurinë e tij ndaj saj dhe duke kërkuar të dinte emrin e saj. Dilema qe lind, pyetja qe shtrohet eshte: Cfare i lidh keta dy individe , dy karaktere ne kontrapunt me njeri tjetrin, ne nje takim ne dukje rastesor?

Shfaqja do të ngjitet në skenë në datat 11, 12, 13 ora 19:00 në Teatrin Metropol.

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 Tashmë ju mund të rezervoni biletën tuaj edhe në web:www.teatrimetropol.al

Na ndiqni në:

Web: www.teatrimetropol.al
Facebook: https://www.facebook.com/teatrimetropol/
Instagram: https://www.instagram.com/teatrimetropol/
Twitter: https://twitter.com/teatrimetropol
Youtube: https://www.youtube.com/channel/UCHzRxQOY9rj34hnWfg_vI3A

Kozmetika e Armikut

AMÉLIE NOTHOMB

11 Apr - 13 Apr

Media

Partnerët tanë