AUDICION PËR AKTORË

METROFEST 3 – Vepra të vjetra, qasje të reja

Teatri Metropol shpall Audicion për veprat që do të realizohen në Edicionin e Tretë të festivalit “Metrofest”.
Në këtë edicion në fokus është komedia shqipe si laborator njohjeje dhe kërkimi.

Datat e audicionit: 12 Qershor, ora 16:00-20:00 dhe 13 Qershor, ora 16:00 – 20:00, salla “Chekhov”, Teatri Metropol.

Për audicionin kërkohet një monolog i pregatitur (2 minuta). Regjisorët do të orientojnë dhe për lexime nga teksti i veprës, rrethana dhe ushtrime. Kërkohen aktorë/e 18-60 vjeç. Do të realizohen 4 komedi:

1. “Kolltuku” – P.K.
Regjia: Sonila Kapidani
Personazhet: 3M, 1F
Sulo KALLPAKU
Tef BEHOTI (Suflër theatrash)
Maria GOVATA (Primadon’ e ndjerë)
Salih TURKU (Komedien i digjuar)

2. “Karagjozi”- Skënder Guri
Regjia: Rexhina Mollaymeri
Personazhet: 6 M
Karagjozi (Aktori të ketë aftësi në këndim)
Meni (Dymbëdhjetë vjeç)
Taipi (Aktori të ketë aftësi në këndim)
Miti (Aktori të ketë aftësi në këndim)
Zani
Tingër Beu

3. ‘Miu në xhep’- Hivzi Sulejmani
Regjia: Aldi Hysotoci
Personazhet:
Skerco
Sekretarja
Bashkëshortja
Portieri
Zonja/Miku (i bërë një aktor)

4. ‘Sot tetë ditë’ – Josip Rela
Regjia: Elona Hyseni
Personazhet 8: 4 M; 4 F

JU MIRËPRESIM!

#teatrijuaj #metropol

Audicion – MetroFest 3

-

Partnerët tanë