Ansambli Tirana

Ansambli Folklorik Tirana “Tirana” është themeluar në vitin 1978. Ai vjen nga nje tradite e gjate e ansamblit popullor dhe është i përbërë nga një grupim artistësh që interpretojnë drejtpersedrejti, te cilet mbajnë gjallë, ruajnë dhe kultivojnë muzikën popullore shqiptare, kenget dhe vallet tradicionale të Tiranës dhe Shqipërisë së mesme. Edhe pse fokusi i tyre është Shqipëria e Mesme, repertori kryesor i Ansamblit Folklorik “Tirana” është i pasur dhe përfshin te gjithë traditat muzikore të mbarë Shqipërisë.

Ansambli “Tirana” është i vetmi entitet gjithëpërfshirës i këtij lloji në rajon dhe një aset i rëndësishëm kulturor për kryeqytetin. Ansambli “Tirana” është një laborator ku ndërthuren se bashku brezi i vjetër i artistëve me të rinjtë. Ansambli ka në përbërjen e tij një koorepetitor, 22 vallëtarë, 5 orkestrantë dhe 2 këngëtarë.

Në repertorin e këtij Ansambli përfshihen një grup vallesh, një seksion instrumental, dhe një regjistër të solistëve dhe këngëtarë ansamblit. Muzika, instrumentet dhe kostumet janë autentike të Shqipërisë. Shfaqjet e Ansamblit përfshijnë lloje të ndryshme të kostumeve nga krahina të ndryshme të vendit, si dhe instrumente të veçanta muzikore që janë bërë nga ana e instrumentistëve tradicionale. Ansambli “Tirana” është fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ky ansambël zhvillon koncerte të ndryshme në Tiranë, por merr pjesë edhe në Festivale Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Folklorit. Gjithashtu, merr pjesë në të gjitha aktivitetet artistike të organizuara në bazë të kalendarit artistik të Bashkisë së Tiranës dhe Qendrës Kulturore “Tirana”.

Kontakt

Email: qendrakulturore@tirana.al

Tel: +355 67 227 0668

Adresa: RRUGA DED GJO LULI, TIRANË, ALBANIA

Partnerët tanë