Autori më me ndikim në të gjithë dramaturgjinë botërore, Uilliam Shekspir do të vijë në skenën e Metropolit në sezonin Dimër 2017, me shfaqjen “Nata e Dymbëdhjetë”. Ngjarjet e kësaj komedie, cilësuar nga pjesa më e madhe e studiuesve si më e mira e tij, ndodhin në Ilirinë e kohërave të hershme dhe besohet se ai e shkroi rreth vitit 1601. Në mbretërinë e Ilirisë, një fisnik i quajtur Orsino endet duke dëgjuar muzikë, sepse i mungon dashuria e Olivias, një vajzë e bukur të cilën ai nuk mund ta ketë sepse ajo është në zi për vëllain e saj të vdekur dhe nuk pranon asnjë propozim martese. Ndërkohë, në det, një stuhi e tmerrshme ka shkaktuar mbytjen e një anije… Mjafton ky fillim ngjarje për të ndërthurur me mjeshtëri shumë personazhe plot ngjyra të gjalla në situata mbi dashurinë e pashpërblyer, thyerjen e zemrave, por edhe gëzimin që vjen prej tyre në Ilirinë e dikurshme. Shfaqja do të vijë ne skenë nga regjisori amerikan Justin Anderson, duke ndërthurur elementë autentikë të kohës dhe vendit ku ndodhin ngjarjet si në muzikë e kostume.
“Nëse muzika është ushqimi i dashurisë, luani atëherë pa pushim”! U.Shekspir

Nata e Dymbëdhjetë

Uilliam Shekspir në Teatrin Metropol

6 Dec - 17 Nov

Media

Partnerët tanë