“Tre dimra” – Premierë, prej 24 Shkurtit në Teatri Metropol

Një shfaqje që vë në optikën e kohërave figurën e gruas dhe zërin e saj. Tre periudhat historike të tranzicionit që ka kaluar apo vazhdojnë të jenë në proces popujt e rajonit tonë, si Shqipëria e Kroacia me një ngjashmëri të plotë me realitetet e tre periudhave: në 1945 me ardhjen në pushtet të komunistëve, në 1990 ardhja e një demokracie të brishtë dhe në 2011 prona akoma e pa zgjidhur dhe përpjekja për të hyrë në Europë. Këto periudha janë të vëzhguara nëpërmjet rrugëtimit të një familjeje në Zagreb të Kroacisë.
Tre netë të gjata dimri, në periudha historike me ngjarje vendimtare që ndryshojnë rrjedhën logjike të këtyre personazheve, katër breza grashë me ngjarje personale, sekrete që mbeten për t’u zbuluar.
Mbrëmje-natë zhvillohen ngjarjet në tre vitet – stacione biografike. Zbulimi i rrënjëve të kësaj familjeje dhe sekretet e saj, na krijojnë këtë portret familjar të udhëhequr nga dashuria.
Shfaqja ka gjuhë filmike si në mënyrën e rrëfimit të historisë po ashtu edhe në aksionin e skenave dhe diskursin e personazheve.

Autor: Tena Štivičić
Regjia: Rozi Kostani
Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të aktorëve: Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Marjeta Ljarja, Viktor Zhusti, Sokol Angjeli, Elia Zaharia, Armela Demaj, Sonila Kapidani, Xhino Musollari, Klea Konomi, Kastriot Ramollari, Klesta Shero, Ketjona Pecnikaj, Ina Morinaj, Amri Hasanlliu dhe Lindar Kaja.
Trupa e Ansamblit Tirana: Sedmir Memia, Erdet Miraka, Sara Koçi, Xhoni Spahi, Luisa Dinellari, Mario Bali, Adela Gjyla, Stiv Osmanaj, Megi Duka, Mariglen Domi
Studentët e Universitetit të Arteve: Ergi Hasani, Serxhjo Danga, Enxhi Balla, Edison Kajdomqaj, Griselda Prendaj, Romeo Bushati, Antonela Çina, Ardien Gjabri
As. Regjisor: Elona Hyseni
Muzika: Genti Rushi
Mjeshtër vokali: Suzana Turku
Skenograf: Stjuart Reçi
Kostumograf: Frenci Gjerasi
Ndriçimi: Ergys Baki
Grimi: Marinela Halilaj
Në datat: 24, 25, 26, 27 Shkurt, 3, 4, 5, 24, 25, 26, 31 Mars, 1, 2, 3, 7, 8, 9, 10 Prill – Ora 19:00

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668

Teatri Metropol vë në skenë për herë të parë, duke çelur sezonin e ri artistik shfaqjen “Tri dimrat” një vepër e autores Tena Stiviçiç me regji nga Rozi Kostani. Kjo shfaqje e shkruar nga autorja kroate është një vepër që ndjek fatet e katër brezave të grave të një familjeje gjatë një shekulli të trazuar. Eshtë një vepër, e cila hedh dritë mbi problemet në shoqërinë moderne duke vëzhguar gjendjen e botës nga këndvështrimi i grave.
Ngjarjet e veprës zhvillohen në një vilë të ndërtuar në vitin1898 në Zagreb të Kroacisë. Ky udhëtim në kohë ndodh gjatë 75 viteve, ku ngjarjet fokusohen në tre dimra, në tre pika të ndryshme të zhvillimit të vendit, në vitin 1945 gjatë krijimit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, në vitin 1990 te shpërbërja e saj, e më pas deri në 2011 kur Kroacia e pavarur, aspiron e negocion për t’u bashkuar me BE-në. Ndërkohë që fokusi i shfaqjes është vetëm një shtëpi dhe një familje, në atë shtëpi është shkruar e gjithë historia e fundit e Kroacisë dhe bashkë me të forcat kryesore politike dhe ndryshimet ideologjike që kanë formësuar Evropën moderne.
“Janë tre periudha historike të tranzicionit që ka kaluar apo vazhdojnë të jenë në process popujt e rajonit tonë, si Shqipëria ashtu edhe Kroacia me një ngjashmëri të plotë me realitetet e tre periudhave: në 1945 me ardhjen në pushtet të komunistëve, në 1990 ardhja e një demokracie të brishtë dhe në 2011 prona akoma e pa zgjidhur dhe përpjekja për të hyrë në Europë. Këto periudha janë të vëzhguara nëpërmjet rrugëtimit të një familjeje në Zagreb të Kroacisë. Tre netë të gjata dimri, në tre periudha historike me ngjarje vendimtare që ndryshojnë rrjedhën logjike të këtyre personazheve, gjithashtu edhe me ngjarje personale” shprehet regjisorja Rozi Kostani. Sipas saj, kjo vepër trajton historinë e një familje eklektike, të mbajtur së bashku nga guximi për të mbijetuar. “Nga mbetjet e monarkisë, përmes komunizmit, më pas demokracisë, luftës dhe pranimit eventual në një Evropë më të gjerë, katër breza të grave të Kos, secila më e pavarur se tjera, të cilat duhet të përshtaten për të mbijetuar. E vetmja konstante është shtëpia: e ndërtuar nga aristokratët, e ndarë, e nacionalizuar, ajo është dëshmitare e brezave që kalojnë”, shprehet regjisorja Rozi Kostani.
***
Autorja nuk ka për qëllim të jap një mësim historie për vendin ku u lind dhe u rrit. “Kjo nuk do të më interesonte kurrë si dramaturg. Shpresoj se po hedh dritë mbi marrëdhëniet brenda familjes”, shprehet Stiviçiç në një interpvistë të vitit 2014 dhënë në Londër. Ajo tregon se stërgjyshja e saj ishte një grua e klasës punëtore e pa shkolluar, e cila nuk kishte zë në shoqëri për të shprehur çfarëdo mendimi apo dhe dëshire që kishte. “Njëqind vjet më parë stërgjyshja ime ishte shërbëtore në një shtëpi luksoze,” thotë Tena, duke shtuar se ajo ishte analfabete, mbeti shtatzënë jashtë martese, u përjashtua nga komuniteti i saj rural dhe e mbajti atë njollë gjatë gjithë jetës së saj. Ajo nuk kishte zë për të shprehur zhgënjimin e saj apo për të kuptuar pozicionin e saj. Por ajo kishte instinktin për ta dërguar vajzën e saj në shkollë. . . dhe më pas fëmijët e saj mbaruan kolegjin. Dhe tani unë stërmbesa e saj jo vetëm që kam një zë, por po e përdor atë në më shumë se një gjuhë”, shprehet autorja e veprës Siç thotë Stivicic, kjo vepër është një udhëtim, bashkë me faktorët personalë dhe politikë që qëndrojnë pas këtij udhëtimi që drejtojnë komplotin e “Tre dimrave”. Vepra është një dramë me ngjyrime komike jetësore.
***
Stivicic pati suksesin e saj të parë si dramaturge në vitin 1999 me Can’t Escape Sundays, e cila u shfaq në Slloveni dhe Serbi, si dhe në vendin e saj të lindjes.
Veprat e saj që atëherë janë vënë në skenë në Gjermani, dhe në vitin 2007 Fragile! premierë në Arcola në Londër. Ajo është inskenuar në Londër mes emigrantëve nga Serbia dhe Kroacia dhe që atëherë është parë në disa vende të Ballkanit. Tena Stivicic jetoi një pjesë të kësaj periudhe të trazuar. Tani banon në Londër. Autorja u rrit në Kroaci dhe ishte vetëm 13 vjeç kur Jugosllavia filloi të shpërbëhej dhe tensionet etnike shpërthyen në një luftë të tmerrshme. Familja e saj, që jetonte në Zagreb, ishte relativisht e sigurt. Drama “3 dimrat” e Tena Štivičić u shfaq premierë në Teatrin Kombëtar, Londër, në nëntor 2014 dhe fitoi çmimin Susan Smith Blackburn 2015.

“Tre dimra”

-

Partnerët tanë