Thirrje për Shoqërues Salle.

Në kuadër të zbatimit të Planit Artistik të Aktiviteteve Kulturore dhe Teatrore për sezonin Shtator –Dhjetor 2021, ngarkesës, larmisë së tij, përcjelljes së imazhit pozitiv dhe profesional të Qendrës Kulturore Tirana-QKT, si dhe për mungese stafi të brendshëm, QKT shpall thirrjen për pozicione shoqërues salle, me kritere si më poshtë:
Dokumentacioni i kërkuar në momentin e aplikimit dhe cilësitë e shiqeruesit te sallave:
1. CV
2. Kopje e kartës identitetit
3. Nr.llogarie bankare
4. Formular vetëdeklarimi për gjendjen gjygjësore
5. Te demonstrojnë standarte të larta profesionale
6. Te promovojnë imazhin pozitiv të Qendrës Kulturore Tirana.
7. Te respektojnë etikën në paraqitjen e tyre te jashtme, të ruajnë reputacionin, dinjitetin, si dhe të qëndrojnë larg çdo veprimi, qëndrimi apo sjellje qe mund të demtojë emrin e institucionit që përfaqëson.
8. Të ketë aftësi të mira komunikimi
9. Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja, preferohet anglisht.
Personat do të vijnë të shoqëruar me to, dhe do t`i dorezojnë në datën kur do të paraqiten për intervistë në adresën e mëposhtme:
Tirana Cultural Center
Address: Rr. Dede Gjo Luli, Tirana, Albania 1001
Për më shumë informacion mbi kriteret e kualifikimit apo një informacion më të plotë rreth shërbimit të kërkuar, vijnë në ndihmë më poshtë pikat:
1. Të demonstrojnë standarte të larta profesionale.
2. Të promovojnë imazhin pozitiv të Qendrës Kulturore Tirana.
3. Të respektojnë etikën në paraqitjen e tyre te jashtme, të ruajnë reputacionin, dinjitetin, si dhe të qëndrojnë larg çdo veprimi, qëndrimi apo sjellje qe mund të demtojë emrin e institucionit, QKT.
4. Të mos konsumojnë ne asnje rast pije alkoolike, si përpara ashtu edhe gjatë orarit të shërbimit.
5. Të presi spektatorin dhe t`a shoqërojë që nga hyrja deri në momentin e akomodimit në sallë duke iu referuar biletës përkatëse dhe anasjeltas duke bërë të mundur zbrazjen e sallave nga spektatori pas mbarimit të shfaqjes.
6. Të respektojë orarin dhe disiplinen në ofrimin e shërbimit, sipas kërkesave të QKT. Ofrimi i shërbimit nga shoqëruesi/ja e Sallës pasqyrohet në grafikun e ofrimit të shërbimit mbajtur nga stafi mbikëqyrës i QKT-së.
7. Të jenë i pranishëm në datat e zhvillimit të shfaqjes 1 (një) orë para fillimit të shfaqjes dhe të largohet pas zbrazjes totale të sallës nga spektatori.

* Intervista do te kryhet nëse janë pajisur me listën e dokumentacionit të kërkuar.
Dita e intervistave është me 16 Shtator 2021, brenda orës 16:00. Do të shqyrtohen vetëm personat që mbërrijnë brenda këtij afati dhe intervistat do të kryhen mbi parimin e barazisë, ku askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të gjinisë, krahinës, racës, fesë, etnisë, arsimit apo bindjeve politike.

Thirrje për shoqërues salle

-

Partnerët tanë