Teatri Metropol prezanton:
• “Qiell i Heshtur” nga Loren Gunderson •

Këmbëngulja, energjia, pasioni dhe vizioni e bëjnë një vajzë nga Bostoni të ndjekë ëndrrën e saj. Historia mahnitëse e jetës së astronomes Henrieta Levit, (një nga astronomet e para në Harvardin e 1900-ës) dhe kolegeve të tjera që realizuan hartën e yjeve në univers, rikthehet përsëri në Tiranë.
“Qiell i Heshtur”, një komedi romantike, gjysmë biografike e shkruar nga Loren Gunderson, është shfaqje të cilën Teatri Metropol, me regji nga Armela Demaj, e rikthehen sërish në skenë pas kërkesave të shumta të publikut, në datën 30 mars, ora 19:00.
“Qiell i Heshtur” është një ndodhi njerëzore, që i flet shoqërisë, dje dhe sot. Është nje vepër, e cila flet për marrëdhëniet familjare, besimin, fuqinë e mendjes dhe shpirtit, mbështetjen, solidaritetin dhe këmbënguljen për të kërkuar dritë në thellësitë e pandriçuara. Një vepër që eksploron marrëdhënien mes muzikës dhe matematikës, shkencës dhe besimit.
Kjo shfaqje rivjen në Metropol si një vlerësim për kontributin e këtyre grave që bën histori në botë dhe veprën që na lanë pas.

Regjia: Armela Demaj
Interpretojnë: Armela Demaj, Jonida Beqo, Sonila Kapidani, Shkëlzen Berisha, Verjana Abazaj
Skenografia: Klodjana Beqiraj
Efektet Speciale: Elian Stefa
Koreografia: Donald Martini
Identiteti vizual: Vincenzo Giannattasio

Shfaqja do të ngjitet në skenë në datat 30, 31 Mars, 1, 4, 5, 7, 8 Prill, ora 19:00 në Teatrin Metropol.

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 Tashmë ju mund të rezervoni biletën tuaj edhe në web: www.teatrimetropol.al

Na ndiqni në:

Web: www.teatrimetropol.al
Facebook: https://www.facebook.com/teatrimetropol/
Instagram: https://www.instagram.com/teatrimetropol/
Twitter: https://twitter.com/teatrimetropol
Youtube: https://www.youtube.com/channel/UCHzRxQOY9rj34hnWfg_vI3A

Qiell i Heshtur

nga Loren Gunderson

21 Mar - 8 Apr

Media

Partnerët tanë