Pesë ditë mbret – historia dhe aktualiteti i një ngjarje të mendjes.
“Pesë ditë mbret” është produksioni më i fundit i Teatrit Metropol, e cila si rrallëherë, do të japë premierën e saj jashtë dyerve të teatrit.
Ju mirëpresim në
17, 18, 19, 20 Shtator, ora 19:30 në Tarracën e Institutit Italian të Kulturës, sipër Bibliotekës Kombëtare (@Tunel Terrace)
Premiera e planifikuar të ndodhte në Mars të këtij viti në teatrin Metropol, u shty deri më tani për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë COVID – 19 dhe u zhvendos për të sjellë debutimin e saj në një skenë të hapur.
Ndaj, hapësira do të ofrojë vënde të limituara për pjesmarrësit të cilët duhet të jenë rigoroz ndaj zbatimit të rregullave ANTI – COVID 19, duke u paraqitur vetëm me maskë dhe ruajtur distancimin social.
Pjesmarrësit do të duhet të rezervojnë paraprakisht vëndin e tyre.
Biletat nuk do të shiten në hyrje.
Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
KUJDES***
Teatri Metropol rezervon të drejtën e mos lejimit të atyre individëve që nuk zbatojnë rregullat.
“Pesë ditë mbret” është shkruar nga dramaturgu Stefan Çapaliku gjatë vitit të kaluar. Ai u frymëzua nga një ngjarje e dëshmuar publikisht prej një kllouni gjerman i quajtur Otto Witte, lindur më 1872 dhe vdekur më 1958.
Fatkeqësisht apo fatmirësisht nuk ekzistojnë dokumente të tjera të tërthorta që ta vertetojnë rrëfimin e këtij kllouni, se në vitin e largët 1913, na paska qenë për pesë ditë mbret i Shqipërisë.
Gjithsesi, historia e treguar prej tij është aq atraktive dhe eksituese, saqë ka zgjuar frymëzimin e disa autorëve përëndimor. Kështu p.sh. romancieri gjerman Andreas Izquierdo shkruan më 2007 romanin “Mbreti i Shqipërisë” (König von Albanien).
Po kështu, dy vite më vonë dramaturgu francez Fabrice Melquiot shkruan një tekst dramatik bazuar mbi këtë histori, e cila vihet në skenë në vitin 2009 nga Camille & Manolo me aktorin David Mandineau në “Théâtre du Gymnase” të Marsejës.
Më pas është autori skocez Andrew Nicoll, i cili gjithashtu duke u mbështetur në historinë e rrëfyer nga Otto Witte shkruan në vitin 2012 romanin “If you’re reading this I’m already dead”. (Nëse po e lexon këtë, unë do të kem vdekur tashmë)
Me gjasë ky është teksti i katërt fiksionant që trajton historinë e mendjes së Otto Witte, i cili vdiq duke pretenduar se kishte qenë për pesë dit mbret i Shqipërisë.
Regjia e performancës po realizohet nga vetë autori i tekstit, Stefan Çapaliku. Aktorë janë Rafael Hoxhaj në rolin e Ottos dhe Ismail Shino në rreth gjashtë role të tjera shoqëruese. Muzika origjinale është kompozuar nga mjeshtri i mirënjohur Haig Zacharian. Skenografia është e të riut Divni Gushta dhe kostumografia nga Frenci Gjerasi.
Ju mirëpresim duke ju rikujtuar edhe njëherë respektimin e rregullave të pandemisë.

“Pesë ditë mbret” – Stefan Çapaliku

-

Partnerët tanë