Në datat 7,8,9,10,11 nëntor, ora 19:00, në teatrin Metropol vjen në skenë një nga veprat më intriguese të autorit shqiptar A.Z.Çajupi, “Pas Vdekjesë”.

Nën regjinë e Anderson Gurra dhe me aktorët : Bujar Asqeriu, Marjana Kondi dhe Herion Mustafaraj.
Skenograf : Bledar Gërcaliu
Kostumet: Zajmira Qeraxhiu,Musa Fisniku.
Konsulent Muzikor: Elton Deda

“Pas Vdekjesë” është përpëlitja e 3 shpirtrave të cilët janë ndarë nga bota njerëzore të parealizuar. A ekziston një mundësi e dytë për ta, a mund të kthehen pas për të përmbushur qëllimet e tyre, kanë gabuar për së gjalli apo janë viktima të shoqërisë në të cilën kanë jetuar?
Një komedi fine e sjellë në zhanrin Musical Comedy.

Personazhet e shfaqjes e humbën mundësinë e tyre në jetë, nxitoni të kapni tuajën duke rezervuar sa më parë një biletë.

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al

Pas vdekjesë

Një komedi nga A.Z. Cajupi

-

Partnerët tanë