Titulli: Njëlloj si ti
Autor: Lee Shackleford
Regjisor: Amri Hasanlliu
Aktorë: Roerd Toçe
Rexhina Mollaymeri
Amri Hasanlliu
Klea Konomi

Në Metropol kemi zgjedhur të përdorim fuqinë e kukullave për të sjellë një eksperiencë të paharrueshme edukative, ku mësojmë dhe informojmë fëmijët mbi shqetësimet dhe dallimet sociale, duke u dhënë atyre aftësitë që ata kanë nevojë për të qëndruar të sigurt dhe të shëndetshëm.

“Njëlloj si ti” është një produksion për fëmijë i Teatrit Metropol, e cila si vazhdë e platformës edukuese që ky teatër zhvillon tashmë prej tre vitesh, do të edukojë audiencën e vogël nëpërmjet argëtimit.
Trupa e kukullave shumë të dashura për fëmijë, e përbërë nga kukulla me dhe pa aftësi të kufizuara, u ofron fëmijëve mundësinë për të mësuar rreth aftësive të kufizuara specifike, se si duhet të sillet një shoqëri me fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe tema më të gjera rreth miqësisë, ndërtimit të komunitetit, rëndësinë e shprehjes së ndjenjave dhe pranimin e dallimeve.

Personazhet tona, Meli, Marku, Ronaldo, Amanda dhe Xheni e dijnë që bota është më e bukur kur ka njerëz të ndryshëm. Edhe pse të ndryshëm nga jashtë, brenda jemi të gjithë njëlloj.

Për të sjellë në skenë shfaqjen “Njëlloj si ti”, aktorët e Teatrit Metropol janë trajnuar rreth pesë muaj për të mësuar dhe përdorur gjuhën e shenjave, për të cilën gjithashtu janë çertifikuar.

Ju mirëpresim çdo të shtunë dhe të diel, ora 11:00 në Teatrin Metropol.

☎️ Info & Rezervime: +355 67 227 0668
🌐 Rezervoni biletën tuaj edhe në web: www.teatrimetropol.al

Njëlloj si ti

Shfaqje edukative me kukulla

-

Partnerët tanë