Teatri Metropol prezanton:
NATËN, MÁ – MARSHA NORMAN

Regjia: Ema Andrea
Interpretojnë: Ilire Vinca, Egla Ceno
Muzika: Bojken Lako
Muzikantë: Endi Aaron Çekani, Rei Kondakçiu
Skenografia: Enio Shehi
Identiteti vizual: Vincenzo Giannattasio
Premiera: 20 Prill

Shfaqja do të ngjitet në skenë në datat 20, 21, 22, 25, 26, 27, 28, 29 Prill, 2, 3, 4, 5, 6 Maj, ora 19:00 në Teatrin Metropol.

“Natën, Ma”, drama fituese e çmimit Pulitzer dhe e çmimit të Teatrit Botëror nga autorja Marsha Norman vjen si produksion ekskluziv dhe premierë absolute e teatrit Metropol, me regji të Ema Andreas dhe interpretimin e shkëlqyer të Ilire Vincës dhe Egla Cenos.

Telma, një grua në të 50-tat jeton me të bijën 30-vjecare, Xhesin në një të njëjtën shtëpi. Në një mbrëmje në dukje të zakontë, midis bisedës për manikyrin dhe pazarin e javës, papritur Xhesi zbret nga papafingoja me pistoletën e babait të saj. Ajo me qetësi i komunikon të ëmës një vendim të rëndësishëm që do të ndryshojë jetët e të dyjave. Në orën në vijim zbulohet e jashtëzakonshmja brënda jetës rutinë, urgjentja brënda normalitetit, dëshpërimi brenda dashurisë.

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 Ndiqni programin e Metropolit dhe rezervoni biletën tuaj në web: www.teatrimetropol.al

Na ndiqni në:

Web: www.teatrimetropol.al
Facebook: https://www.facebook.com/teatrimetropol/
Instagram: https://www.instagram.com/teatrimetropol/
Twitter: https://twitter.com/teatrimetropol
Youtube: https://www.youtube.com/channel/UCHzRxQOY9rj34hnWfg_vI3A

NATËN, MÁ

MARSHA NORMAN

20 Apr - 6 May

Media

Partnerët tanë