MetroFest 2
3-14 Tetor – Teatri Metropol

Kur një shkrim dramatik përbën një sintezë përvojash njerëzore, të vërtetash, mitesh, ëndrrash apo dyshimesh, që janë ende aktuale, atëherë ai merr vlerën e një porosie që vjen nga ata që jetuan dikur.
Drama shqipe si laborator njohjeje dhe kërkimi e mbi të gjitha…si formë e të qenit së bashku.

Festivali MetroFest 2 – “Drama shqipe si laborator njohjeje dhe kërkimi”, do të zhvillohet në Teatrin Metropol në datat 03-07 dhe 10-14 Tetor 2018. Qëllim kryesor i këtij festivali është rigjallërimi i teksteve dramatike nga arkiva e dramës shqipe bazuar në një rrugëtim zbulimesh të reja të shprehive skenike. Teatri Metropol ka si udhëheqje në veprimtarinë e tij objektivin: më shumë qasje në kulturë nga më shumë njerëz, nga të gjithë qytetarët, edhe ata që janë të përjashtuar ose ndihen të përjashtuar nga arsyet e aftësisë financiare, prejardhjes sociale ose prejardhjes kulturore dhe këtij objektivi i takojnë edhe iniciativa të dobishme si kjo, që bashkojnë dhe lidhin hallka të një zinxhiri njerëzor për një komunitet të fuqishëm.
Çfarë është teatri dhe raporti i tij me publikun, janë çështje që kanë shqetësuar artistët ndër breza, ndaj ky festival i ardhur si pretekst për njohje dhe krijim, i fton spektatorët e kryeqytetit të zbulojnë së bashku shtigje dhe përgjigje.
Veprat që do të ngjiten në skenë janë:
‘Kryet e Hudhrës’ nga Krist Berisha
‘Rrajët lëvizin’ nga Ernest Koliqi
‘E mbesa e krahinarit’ nga Kristo Floqi
‘Makaronat e shejtanit’ nga Lazër Lumezi
‘Prangat’ nga Halil Laze

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 Tashmë ju mund të rezervoni biletën tuaj edhe në web: www.teatrimetropol.al
————————————
PROGRAMI, #METROFEST2

• E MËRKURË, 3 TETOR

ORA 19:00
KRYET E HUDHRËS – Autor: Kristë Berisha, Regjisor: Sonila Kapidani
Aktorë: Aleksandër Kondi, Ermir Hoxha, Silvio Goskova, Urim Aliaj, Shejla Domi, Edvin Mustafa, Klea Konomi, Klesta Shero, Elona Hyseni, Sedmir Memia
Efekte Speciale: Arjan Serjanaj
Kostumografe: Suzana Bodinaku
Skenograf: Laid Ymeri
——
• E ENJTE, 4 TETOR

ORA 19:00
MAKARONAT E SHEJTANIT – Autor: Lazër Lumezi, Regjisor: Rexhina Mollaymeri
Aktorë : Margent Caushi, Erion Hodo, Aleksandër Mitrollari, Xhuliano Brisku, Artan Skënderasi
Kostumografe: Suzana Bodinaku
Skenograf: Laid Ymeri

ORA 21:00 PROGRAM MUZIKOR – Dj Set nga Erblin Bajko
——
• E PREMTE, 5 TETOR

ORA 17:00
PRANGAT – Autor: Halil Laze, Regjisor: Klesta Shero
Interpretojnë: Aurens Bylyku, Alesia Haxhia, Eldi Pasko, Jani Hoxha, ​Joel Talelli, ​Miranda Koboçi, ​Sofia Furxhi

ORA 19:00
RRAJËT LËVIZIN – Autor: Ernest Koliqi, Regjisor: Rozi Kostani
As/Regji​: Benada Mulla
Aktor​ë: Kristina Doda, Marjus Dhrami, ​Ketjona Pecnikaj, Rozi Kostani, ​Bruno Shllaku, Pamela Taraboshi
Kostumografe: ​Suzana Bodinaku
Skenograf​: Laid Ymeri
——
• E SHTUNË, 6 TETOR

ORA 11:00
NJËLLOJ SI TI (shfaqje me kukulla për fëmijë)
Autor: Lee Shackleford, Regjisor: Amri Hasanlliu
Aktorë: Roerd Toçe, Rexhina Mollaymeri, ​Amri Hasanlliu, ​Klea Konomi, ​Klesta Shero, Edvin Mustafa
Skenograf: Laid Ymeri

ORA 19:00
MBESA E KRAHINARIT – Autor: Kristo Floqi, Regjisor: Aldi Hysotoçi
Aktorë: Luftar Paja, Xhino Musollari, Donald Shehu,​Alba Shtembari
Kostumografe: Suzana Bodinaku
Skenograf​: Laid Ymeri
——
• E DIEL, 7 TETOR

ORA 11:00
NJËLLOJ SI TI (shfaqje me kukulla për fëmijë)
Autor: Lee Shackleford, Regjisor: Amri Hasanlliu
Aktorë: Roerd Toçe, Rexhina Mollaymeri, Amri Hasanlliu, Klea Konomi, Klesta Shero, Edvin Mustafa
Skenograf: Laid Ymeri

ORA 19:00
“SCRIPTUM N’SONUS” live session – mbrëmje poetike nga Altin Sulaj
——
• E MËRKURË, 10 TETOR

ORA 19:00
“MBESA E KRAHINARIT”- Autor: Kristo Floqi, Regjisor: Aldi Hysotoçi
Aktorë: Luftar Paja, Xhino Musollari, Donald Shehu,Alba Shtembari
Kostumografe: Suzana Bodinaku
Skenograf: Laid Ymeri
——
• E ENJTE, 11 TETOR

ORA 19:00
MAKARONAT E SHEJTANIT- Autor: Lazër Lumezi, Regjisor: Rexhina Mollaymeri
Aktorë: Margent Caushi, Erion Hodo, Aleksandër Mitrollari, Xhuliano Brisku, Artan Skënderasi
Kostumografe: Suzana Bodinaku
Skenograf: Laid Ymeri

ORA 21:00 PROGRAM MUZIKOR – Dj Set nga Truman
——
• E PREMTE, 12 TETOR

ORA 17:00
PRANGAT- Autor: Halil Laze, Regjisor: Klesta Shero
Aktorë: Aurens Bylyku, Alesia Haxhia, Eldi Pasko, Jani Hoxha, Joel Talelli, Miranda Koboçi, Sofia Furxhi

ORA 19:00 RRAJËT LËVIZIN – Autor: Ernest Koliqi, Regjisor: Rozina Kostani
As/Regji: Benada Mulla
Aktorë: Kristina Doda, Marjus Dhrami, Ketjona Pecnikaj, Rozi Kostani, Bruno Shllaku, Pamela Taraboshi
Kostumografe: Suzana Bodinaku
Skenograf: Laid Ymeri
——
• E SHTUNË, 13 TETOR

ORA 11:00
NJËLLOJ SI TI (shfaqje me kukulla për fëmijë)
Autor: Lee Shackleford, Regjisor: Amri Hasanlliu
Aktorë: Roerd Toçe, Rexhina Mollaymeri, Amri Hasanlliu, Klea Konomi, Klesta Shero, Edvin Mustafa
Skenograf: Laid Ymeri

ORA 19:00
KRYET E HUDHRËS – Autor: Kristë Berisha, Regjisor: Sonila Kapidani
Aktorë: Aleksandër Kondi, Ermir Hoxha, Silvio Goskova, Urim Aliaj, Shejla Domi, Edvin Mustafa, Klea Konomi, Klesta Shero, Elona Hyseni, Sedmir Memia
Efekte Speciale: Arjan Serjanaj
Kostumografe: Suzana Bodinaku
Skenograf: Laid Ymeri
——
• E DIEL, 14 TETOR

ORA 11:00
NJËLLOJ SI TI (shfaqje me kukulla për fëmijë)
Autor: Lee Shackleford, Regjisor: Amri Hasanlliu
Aktorë: Roerd Toçe, Rexhina Mollaymeri, Amri Hasanlliu, Klea Konomi, Klesta Shero, Edvin Mustafa
Skenograf: Laid Ymeri

ORA 20:00 PROGRAM MUZIKOR

——————————————

Na ndiqni në:

Web: www.teatrimetropol.al
Facebook: https://www.facebook.com/teatrimetropol/
Instagram: https://www.instagram.com/teatrimetropol/
Twitter: https://twitter.com/teatrimetropol
Youtube: https://www.youtube.com/channel/UCHzRxQOY9rj34hnWfg_vI3A

#MetroFest #MeDramën #MeKomedinë #Metropol
#MetroFest #MeKërkimin #MeNjohjen #Metropol
#MetroFest #MeAktorët #MePublikun #Metropol

MetroFest 2

Festivali i Teatrit

3 Oct - 14 Oct

Media

Partnerët tanë