KËNGËTARJA TULLACE – PREMIERË
20, 21, 22 Maj në Amfiteatrin e Akademisë së Arteve, Tiranë

“Këngëtarja tullace” një vepër e Eugene Ionesco, e shkruar në vitin 1950 do të vijë premierë në formatin dansteatër si bashkëpunim i Teatrit Metropol dhe Albania Dance Theatre në kuadër të projektit AIDA. Vepra e një nga prej dramaturgëve kryesorë të teatrit avangardë francez do të vihet në skenë nga koreografi Gjergj Prevazi dhe një kast i zgjedhur artistësh. “Këngëtarja Tullace”, konsiderohet ndër kryeveprat e teatrit absurd, por si shumë shfaqje të tjera të teatrit absurd, tema themelore e saj nuk është menjëherë e dukshme. Shumë kritikë e studiues të Ionescos, sugjerojnë se ky tekst shpreh kotësinë e komunikimit kuptimplotë në shoqërinë moderne. Në premierën e saj të parë në maj të po të njëjtit vit kur edhe u shkrua në Paris, u ndoq vetëm nga 7 vetë dhe kishte spekulime se kjo ishte parodi për kohën kur u shkrua. Në vepër, absurdi vesh anën e jashtme të personazheve, kotësinë e gjesteve, veprimeve dhe jetës së tyre duke mos e rrezikuar kuptimin e veprës. Absurde është jeta e personazheve të veprës, por jo marrëdhënia dhe dialogu mes tyre.

Duke u bazuar në stilistikën e dansteatrit, shfaqja gërsheton dansin, muzikën dhe fjalën, duke shfrytëzuar në disa momente edhe referenca nga skena dansi të njohura botërisht, por të rikontekstualizuara në rrethanat e “Këngëtares tullace”. Skena është pothuajse e zbrazët. Ngjarjet zhvillohen në kohë pa kohë dhe ndodhin në vend pa vend.
Premiera e shfaqjes do ta ketë përballjen e parë me publikun në datat 20, 21, 22 Maj 2021, për t’u rikthyer përsëri në muajin shtator.

KASTI:
Çifti Smith: Rosella Pellicciotti & Elton Cefa
Çifti Martin: Fjorald Doci & Semela Skenderasi
Zjarrfikësi: Ermir Jonka
Muzika: Endri Sina
Regji & Koreografi: Gjergj Prevazi
Kostumografia: Frenci Gjerasi/ Afërdita Satka

Info & Rezervime:
+355 67 227 0668
www.teatrimetropol.al

KËNGËTARJA TULLACE – PREMIERË

-

Partnerët tanë