🇮🇹 Në kuadër të javës së XIX të Gjuhës Italiane në botë,
Istituto Italiano di Cultura a Tirana 🇮🇹 në bashkëpunim me Teatro Koreja nga Lecce dhe Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana sjellin në teatrin Metropol “Italishten në skenë” me shfaqjen:

“HEROIDES” – HEROINAT
Letrat e heroinave të mitit nga antikiteti e deri më sot nga
Heroides i Ovidio-s

Improvizimet dhe shkrimet skenike, përshtatja dramaturgjike dhe regjia: Elena Bucci

Bashkëpunim me dramaturgjinë dhe vështrimi: Marco Sgrosso
me Giorgia Cocozza, Alessandra De Luca, Angela De Gaetano, Emanuela Pisicchio, Maria Rosaria Ponzetta, Andjelka Vulic

Muzika origjinale live: Giorgio Distante

Dizajni i Ndriçimit: Loredana Oddone

Kuratori i tingullit: Franco Naddei

Kostumet: Enzo Toma

Asistentja e vendosjes në skenë: Nicoletta Fabbri

Teknikë të kompanisë: Alessandro Cardinale dhe Mario Daniele

“Ovidio i imagjinon heroinat e mitit të kujdesshme për t’u shkruar letër burrave të tyre, duke u rrëfyer për dashurinë, braktisjen, tradhtitë. Për herë të parë në historinë e letërsisë përballemi me një roman epistolar ku gratë i adresojnë mesazhin e tyre heshtjes dhe mungesës së tjetrit. Zëri i poetit ndërthuret me zërin e tyre për të treguar tërë mitin, por edhe për t’i dhënë një dritë të veçantë dhe shpesh ironike fatit të grave, vuajtjeve të tyre të padrejta, cilësive të tyre shpesh të injoruara, të zhgënjyera, të tretura. E bën këtë me ironinë e inteligjencës dhe të krijimit, e njëjta që ka mbështetur shumë gra në udhëtimin e tyre, e njëjta gjë që i bën artistët krijesa pa seks dhe identitet, të përkushtuar ndaj krijimit dhe ri interpretimit të historive dhe personazheve më të larmishme pa gjykuar, por duke u përpjekur për të kuptuar. Duke ndjekur shembullin e ndritshëm të Ovidio-s i cili bëhet mediumi i një kori që shpesh herë është hedhur poshtë nga historia, ne u japim zë dhe trup disa heroinave të mitit, pak a shumë të famshme si Fillide, Enone, Arianna, Canace, Fedra dhe Medea. Ato janë ironike dhe tragjike në të njëjtën kohë, ashtu si dhe vetë jeta, ato janë dado, korifej, mikesha, motra, nëna, gjyshe, halla dhe komentojnë, marrin pjesë, bien në kundërshtim, gjykojnë, ndryshojnë mendim, mallëngjehen, ndryshojnë. Një vepër në muzikë, ku hasen këngë të lashta që zgjojnë ndjenjën e lidhjes me tokën, ku njeriu lind për t’u zgjeruar, më tej, vështrimi drejt gjithë botës.

🇮🇹 SHFAQJA DO TË VIJË NË SKENË NË GJUHËN ITALIANE 🇮🇹

Data: 31 Tetor 2019
Orari: Prej 19:00 në 20:30
Organizuar nga : Istituto Italiano di Cultura a Tirana
Në bashkëpunim me : Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana dhe Teatro Koreja Lecce

Hyrja : E lirë

“HEROIDES” – HEROINAT

Shfaqje Italiane nga Teatro Koreja

-

Partnerët tanë