“FLI” – Bazuar në veprën “Ifigjenia në Aulidë” nga Euripidi

Regjia: Enton Kaca
Interpretojnë: Amri Hasanlliu, Bujar Hoxhaj, Edvin Mustafa, Erdet Miraka, Ismail Shino, Klodjana Keco, Linda Jarani, Lindar Kaja, Margent Caushi, Mariglen Domi, Mario Bali, Marius Dhrami, Roerd Toçe, Sedmir Memia, Stivi Osmanaj, Vanesa Guri, Xhino Musollari, Xhoni Spahi.
Kori: Ketjona Pecnikaj, Parashqevi Hallkaj
As. Regjisor: Edvin Mustafa
Kostumet: Sofi Kara
Në datat: 28, 29, 30 Prill, 1, 11, 12, 13, 14, 15 Maj 2022

Teatri Metropol prezanton premierën e re me titull “FLI”, një konceptim modern dhe aktual i veprës “Ifigjenia në Aulidë” të Euripidit, sjellë në skenë me regji dhe dramaturgji nga Enton Kaca. Kjo vepër, premiera e së cilës do të ngjitet në skenë në datën 28 prill është një nga veprat më të njohura të Euripidit që përfshin brenda intriga, mashtrime, rivalitet politik, luftë, hakmarrje, konflikte, ambicie, vetmohim në skenat kryesore të tragjedisë.
A është lufta mjeti i duhur për të zgjidhur konfliktet?! A “sakrifikohet” familja për karrierën personale?! A vlen më shumë krenaria dhe lavdia se arsyeja?! Janë këto linjat dhe idetë mbi të cilat vërtitet historia e shfaqjes “FLI”, personazhet e së cilës përfshihen thellësisht në një diskurs politik, filozofik, ekzistencial mbi luftën dhe pasojat e saj, duke krijuar një pasqyrë të qartë të identitetit njerëzor, ngjashmërisë dhe paralelizmave të këtij identiteti në periudha të ndryshme kohore.

Fli është rezultati final i një procesi, i një rituali, që mundohet të realizojë një konsakrim të sakrificës njerëzore dhe ti japë “flijimit” një dimension poetiko-politik që do mund të na çlirojë prej konflikteve, prej mundimeve nga jeta jonë e përditshme. Fli është gjithashtu një homazh për pasojat dhe viktimat e luftës, është një lutje, është gjithashtu një tribut për sakrificën tonë të përditshme në përballjen me “betejat” e mëdha e të vogla që kemi.

Në datat: 28, 29, 30 Prill, 1, 11, 12, 13, 14, 15 Maj 2022

Ora 19:00

Ju mirëpresim!

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al

“FLI” – Bazuar në veprën “Ifigjenia në Aulidë” nga Euripidi

-

Partnerët tanë