Kemi kënaqësinë të çelim sezonin e ri artistik me festivalin “Adriatik” i cili do të prezantohet për publikun e Tiranës me shfaqje teatrore, koncerte dhe takime studiuesish në datat 6-19 Shtator.
Ky festival organizohet në kuadër të projektit AIDA – Adriatic Identity through Development of Arts një projekt i përbashkët dhe i rëndësishëm mes Italisë – Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ky projekt, i cili ka nisur një vit më parë, ka si synim të krijojë një model identiteti bazuar mbi vetëdijen dhe memorien kolektive të komuniteteve pranë detit Adriatik. Projekti ka krijuar rrjete bashkëpunimi me qytetet Leçe, Campobasso, Tiranë dhe Ulqin, të cilat së bashku do të përfaqësohen në Tiranë gjatë netëve të festivalit me shfaqjen “Riparimi” me regji nga Cesar Brie dhe aktorë nga të tre shtetet.
Teatri Metropol si pjesë e këtij projekti ka hulumtuar specifikisht mbi historikun dhe zhvillimin e ngjarjeve sociale dhe kulturore të lagjes së Kombinatit. Ndërsa projekti vetë ka për qëllim të tregojë se është e mundur të shqyrtohen shumë vendndodhje të rajonit nga një këndvështrim i vetëm, duke hedhur dritë mbi shumë të përbashkëta dhe pika kontakti midis qytetarëve dhe komuniteteve të territoreve të ndryshme të përfshira në projekt.
Kalendari i Festivalit 6-19 Shtator 2021
– 6 shtator: “N’Konak” koncert nga Ansambli Tirana, koreograf Sedmir Memia (Amfiteatri i Tiranës)
– 7 shtator: “N’Konak” koncert nga Ansambli Tirana, koreograf Sedmir Memia (Amfiteatri i Tiranës)
– 8 shtator: “Këngëtarja Tullace”, dance – teatër me regji dhe koreografi nga Gjergj Prevazi (Amfiteatri i Tiranës)
– 9 shtator: “Këngëtarja Tullace”, dance – teatër me regji dhe koreografi nga Gjergj Prevazi (Amfiteatri i Tiranës)
– 9 shtator: “Kapter Behari” shfaqje nga Stefan Çapaliku, (Teatri Metropol)
– 10 shtator: “Kapter Behari” shfaqje nga Stefan Çapaliku, (Teatri Metropol)
– 11 shtator: “Kapter Behari” shfaqje nga Stefan Çapaliku, (Teatri Metropol)
– 12 shtator: “Kapter Behari” shfaqje nga Stefan Çapaliku, (Teatri Metropol)
– 15 shtator: “Riparimi” shfaqje e përbashkët Itali – Shqipëri – Mal i Zi, me regji nga Cesar Brie (Teatri Metropol)
– 16 shtator: “Il Companatico” shfaqje nga Salvatore Tramacera, (Teatri Metropol)
– 17 shtator: Takim me studiues për të diskutuar mbi temën e Kombinatit (Teatri Metropol
– 18 shtator: “Audienca e Vaclav Havelit” shfaqje me regji te Agon Myftarit (Teatri Metropol)
– 19 shtator: “N’Konak” koncert nga Ansambli Tirana, koreograf Sedmir Memia (Sheshi i Kombinatit)
#teatrimetropol #aida #kombinati

Festivali Adriatik

-

Partnerët tanë