ETIBAR ASADLI TRIO – Të shtunën, Ora 20:00, Dt. 23 Shkurt në teatrin Metropol si pjesë e programit të MetroSounds – Përrallë Mesdheu.

Etibar Asadli është nje kompozitor i ri, por jashtëzakonisht i talentuar i pianos nga Azerbajxhani. Shfaqjet e tij të shumta në Festivalin e Jazz-it në Baku 2008-2013 dhe shfaqjet e tij të ndryshme në festivalet më të rëndesishme botërore si Montreux Jazz Festival, Jazzy Colors Festival, Les 2 Mondes Festival, Ethno Jazz Festival në Ukrainë, Alanya Jazz Festival kanë lënë shenjën e tyre. Fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, jazz-i i tij etnik mbetet i ndikuar fuqishëm nga kultura orientale ku Etibar përzien tingujt akustikë dhe elektronikë.
Etibar Asadli u transferua në Paris në 2015 nga ku vazhdon karrierën e tij duke performuar në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës.

Ekin Cengizkan filloi të luajë bateri në moshën 11 vjeçare.
Në vitin 2000, ai mori pjesë në ‘Programet e Studimeve Muzikore’ në Universitetin Teknik Yildiz në Stamboll.
Në Turqi, ai ishte gjithashtu i përfshirë në projekte të ndryshme paralele, kryesisht të fokusuara në jazz, fusion dhe rock. Ai ka performuar në të gjitha festivalet më të mëdha ndërkombëtare të jazz-it në Turqi si Istanbul International Jazz Festival, Akbank International Jazz Festival dhe Eskisehir International Jazz Festival. Ai ka luajtur gjithashtu në Nardis Jazz Club, 60m2 Istanbul, Cezayir, Istanbul Alt dhe Istanbul Jazz Center të gjitha të në Stamboll me emra të mëdhenj si Önder Focan, Kerem Görsev, Sibel Köse, Selen Gülün dhe shumë të tjere.
Ndërmjet viteve 2008 dhe 2011, ai fitoi në një nga shkollat ​​më prestigjioze, Berklee College of Music, një bursë, duke u fokusuar në performancën, “electronic production” si dhe “sound design”. Ai studioi me Jamey Haddad, Ian Froman, Terry Lynn Carrington, Dave Dicenso,, Ralph Peterson, Jon Hazilla, Joe Galiota. Gjatë studimeve të tij, ai mori çmimin ‘Berklee Achievement Award’ dhe ‘Outstanding Scholar Award’. Në pranverë të vitit 2011 ai mori ‘‘The Percussion Department Achievement Award’’.
Aktualisht vazhdon karrierën e tij muzikore si interpretues dhe muzikant elektronik, në Stamboll.

Enver Muhamedi është nga Mitrovica, Kosovë, qytet i cili që në kohët më të hershme është njohur si vend ku kultivohej edhe muzika e jazz-it. Ai ka filluar studimet për kitarë klasike e më pas për kontrabas në shkollën e muzikës Tefta Tashko. İshte nxënës dhe më pas pedagog i basit në Mitrovica Rock School. Ka marrë pjesë në disa trajnime në Fontys Rock Academy (Tilburg). Ka studiuar për kontrabas në BAU Jazz Academy ne Stamboll. Lëvizja në Stamboll disa vite më parë bëri që fama e tij të rritet me shpejtesi. Ngarkesa e tejskajshme me punë si performanca pothuaj të përditshme , pjesëmarrja në të gjitha jazz festivalet ne Turqi dhe disa në Europë me muzikantët më të shquar të jazz-it në Stamboll dhe botë, si dhe vazhdimi njëkohesisht i studimeve mbi jazz-in na bën të konsiderohemi me fat ta kemi të pranishëm në festival.

Visual Identity: TOK / Digital Agency

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al

ETIBAR ASADLI TRIO (TR) – MetroSounds

-

Partnerët tanë