Teatri Metropol prezanton “MOTEL SAZANI – LIVE AMBIENT ELECTRONICA CONCERT”

🗓 11/12 Dhjetor 2021
🕖 19:00
📍 Teatri Metropol

Producenti i mirënjohur shqiptar i muzikës elektronike, “Motel Sazani” do të sjellë në @teatrimetropol premierën e projektit “Distopica” – një performancë koncertuale LIVE në rrymën “Ambient Electronica” me produksione të pa publikuara më parë prej tij.
Performanca do të jetë një eksperiencë e veçantë audio-vizuale që do të zhvillohet LIVE nga artisti nëpërmjet modulimit të tingujve të sintetizatorëve analog dhe kompozimeve eksperimentale. Publiku do të mundet ta përjetojë këtë performancë intime dhe unike duke qëndruar ulur rreth artistit në formën 360°.

‼️VENDET JANË TË LIMITUARA – JU FTOJMË TË REZERVONI DHE BLINI BILETAT SA MË PARË‼️

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al

————————
Motel Sazani është një producent, Live-Act Performer i muzikës elektronike me origjinë shqiptare, i cili e ka zhvilluar jetën e tij artistike në europë.
Ai ka krijuar një nga projektet më të përfolur të momentit në skenën e muzikës elektronike, produksionet e të cilit janë mbështetur dhe luajtur nga disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë së muzikës elektronike si Solomun, John Digweed, Betoko, Artbat, Nick Warren etj. Performancat e tij kanë arritur të mirëpriten në skena të njohura festivalesh dhe eventesh muzikore ndërkombëtare.

Produksionet e MOTEL SAZANI si edhe performancat live, karakterizohen nga kalimi i natyrshëm në disa rryma: Nga Ambient në Techno, nga Synth-Punk në Indie, gjithçka e unifikuar nga temat melodike dhe harmonitë që krijon nëpërmjet modulimit të syntha-ve.
Motel Sazani është simbiozë. Motel Sazani është transformim.
Live akt-i shqiptar i flet muzikës sikur të ishte gjuha e tij amtare duke krijuar një stil të veçantë i cili tejkalon kufijtë e zhanrit, duke sjellë një erë të re në të vërtetën e mrekullueshme të harmonisë. Një e vërtetë që artistët më të mëdhenj si Solomun, John Digweed dhe Artbat gjithashtu e inkorporojnë vazhdimisht në performancat e tyre. Një e vërtetë që mund ta përjetojmë në Teatrin Metropol në një projekt tërësisht të ri të cilin artisti propozon.

🗓 11/12 Dhjetor 2021
🕖 19:00
📍 Teatri Metropol

DISTOPICA – Motel Sazani Live Concert

-

Partnerët tanë