ALCEDO FOLK BAND (GREECE) – METROSOUNDS

ALCEDO FOLK BAND (GREECE) – Të premten, ora 20:00, dt. 1 Mars në teatrin Metropol si pjesë e programit të MetroSounds – Përrallë Mesdheu.

Sipas mitologjisë greke, Alcedo ose Alcyone ishte vajza e bukur e Mbretit Aiolos. Thuhet se Jupiteri e ka transformuar atë në një zog të vogël shumëngjyrësh kur ajo humbi të dashurit e saj. Që atëherë ajo shfaqet gjatë dimrit dhe i kthen ditët e ftohta në të ngrohta. Alcedo Folk Band ka lindur në fund të vitit 2018. Muzika e tyre sjell prezantime të reja dhe tinguj të guximshëm, duke u bazuar në këngë të njohura ose jo, por gjithnjë të orientuar nga origjina dhe tradita të ndryshme e emocionuese nga mbarë bota. Gjashtë muzikantë me përvojë dhe shumë të respektuar aspirojnë për një prezencë dinamike si në Greqi, ashtu edhe në skena ndërkombëtare të World Music, muzikës botërore. Në këto pak muaj që prej formimit të Alcedo Folk Band, ato kanë regjistruar materiale muzikore të çmuara e unike dhe kanë bashkëpunuar gjithashtu me shumë artistë të rëndësishëm grekë që kombinojnë muzikën greke me atë “World Music”.
(Kompozitori dhe vokalisti Katerina Polemi, kompozitori dhe këngëtari Leonidas Balafas, ansamblisti polifonik “terra voce” dhe këngëtari i jashtëzakonshëm tradicional Kaiti Koullia).

Me ngjyra muzikore si krahët fluturuese të Alcedos dhe ecjen e lehtë nga Vassilis Tsitsanis (kompozitor I famshëm I muzikës folk Greke) tek Johann Sebastian Bach, me fluturime të ulëta nga Thrakia Greke në Irlandë dhe nga Izraeli në Ballkan, madje edhe aty ku Longa osmane takon Mesjetën dhe Rilindjen, Alcedo do të jetë I pranishëm për të na treguar se muzika ka një vendlindje, por nuk ka kufij…

Anëtarët e grupit Alcedo Folk Band:
Maria Michalaka: Këngë, violinë
Stefanos Hatzianagnostou: Flaut
Dimitris Koufalakos: Bassoon, harmonic
Menelaos Moraitis: Touba
Yannis Tavlas: Kitarat, këngë
Kostas Konstantatos: Perkusion, violinë, mandolinë, vokalist

Visual Identity: TOK / Digital Agency

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al

ALCEDO FOLK BAND (GREECE) – METROSOUNDS

-

Partnerët tanë