Tiranë, më 28 Shtator 2021

Lënda: Thirrje për Regjisor

Në kuadër të zbatimit të Planit Artistik të Aktiviteteve Kulturore dhe Teatrore për Festivalin
Metrofest, edicioni 2021, ngarkesës, larmisë së tij, si dhe për mungese te stafit të brendshëm per
perballimin e te gjitha shfaqjeve ne Metrofest edicioni 5, QKT shpall thirrjen për regjisore, me
kritere si më poshtë:
Dokumentacioni i kërkuar në momentin e aplikimit:
1. CV
2. Kopje e kartës identitetit
Regjisoret do të vijnë të shoqëruar me to, dhe do t`i dorezojnë në datën kur do të paraqiten për
intervistë në adresën e mëposhtme:

Tirana Cultural Center

Address: Rr. Dede Gjo Luli, Tirana, Albania 1001

Për më shumë informacion mbi kriteret e kualifikimit apo një informacion më të plotë rreth
shërbimit të kërkuar, vijnë në ndihmë më poshtë pikat:
1. Të demonstrojnë standarte të larta profesionale;
2. Të jetë i disponueshëm dhe të angazhohet plotësisht për shfaqjen, brenda dhe jashtë
institucionit, për regjistrime televizive apo veprimtari të tjera që lidhen me marketingun e
produksionit sipas kalendarit të hartuar nga Qendra Kulturore Tirana;
3. Të konceptojë dhe realizojë platformw regjisoriale;
4. Të koordinojë provat dhe produksionin sipas standarteve më të mira të teatrit duke krijuar
mjedisin e përshtatshëm dhe bashkëpunues për grupin e realizues të shfaqjes;
5. Të përgatisë propozimin për planin ditor dhe javor të punës për realizimin e produksionit
dhe t’iu komunikohet stafit të institucionit dhe grupit të produksionit në fjalë;
6. Të paraqesë raporte për ecurinë e përgatitjes së shfaqjes dhe sinjalizimin në rast të
pamundësisë së realizimit sipas afateve në kontratë;
7. Të informojë drejtuesin e institucionit për parregullsitë që has në proçesin e punës nga
stafi i shfaqjes.
8. Referuar platformës regjisoriale, në rastet kur regjisor nuk propozon emra konkret për t’u
përfshirë në shfaqje duhet të marrë në konsideratë kandidaturat e dala nga audicionet e
realizuara nga institucioni.

9. Në rast të sugjerimit të emrave konkretw për përfshirjen në shfaqje të ofrojë garancitë e
nevojshme që këta persona zotërojnë cilësitë e mjaftueshme për të realizuar shfaqjen me
sukses.
10. Në mbyllje të procesit përgatitor të shfaqjes dhe daljen premierës së shfaqjes regjisori
duhet të përpilojë një relacion të detajuar mbi procesin e realizimit artistik dhe teknik. Në
këtë relacion duhet të argumentohet realizimi i elementëve si skena, kostumet, fonia,
ndriçimi, muzika, performanca e aktorëve etj. të kërkuara në propozimin fillestar.
11. Regjisori ka detyrimin që ti përgjigjet sektorit të marrëdhënieve me publikun dhe
marketing për planin e hartuar paraprakisht për marketimin e shfaqjes pjesmarrjen në
konferenca, dalje publike, intervista në televizione, radio, shtypin e shkruar dhe
platformat on line.
12. Regjisori duhet të kryejë personalisht të gjitha detyrat dhe zbatojë në mënyrë të
ndërgjegjshme të gjitha urdhrat e Qendrës Kulturore “Tirana” dhe në çdo kohë të
promovojë interesat e Qendrës Kulturore “Tirana” duke mbajtur nje qëndrim asnjanës
kundrejt gjithçkaje që mund të cënojë këto interesa.
13. Regjisori gjatë përmbushjes së detyrave të tij duhet të ruajë disiplinën në çdo aspekt dhe
duhet të reflektojë vlerat e përbashkëta, misionin, vizionin dhe politikat e institucionit në
të gjithë komunikimet dhe aktivitetet.
14. Regjisori duhet të respektojë orarin e provave dhë shfaqjeve dhe të ruaj disiplinën sipas
kërkesave të personit të autorizuar për këtë gjë.
15. Regjisori është përgjegjës për dëmin që i shkaktohet pronës së Qendrës Kulturore Tirana
si rezultat i shkeljeve të detyrimeve të tij me qëllim apo si rezultat i neglizhencës.
16. Regjisori duhet të informohet për përgjegjësinë e tij mbi ecurinë e realizimit të planit
ditor dhe javor të provave.

* Intervista do tw kryhet nëse janë pajisur me listën e dokumentacionit të kërkuar.
Dita e intervistave është me 06 Tetor 2021, brenda orës 16:00. Do të shqyrtohen vetëm
personat që mbërrijnë brenda këtij afati dhe intervistat do të kryhen mbi parimin e barazisë, ku
askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të gjinisë, krahinës, racës, fesë, etnisë, arsimit apo
bindjeve politike.

Thirrje për Regjisor

-

Partnerët tanë