Teatri Metropol

Misioni i Teatrit të Metropolit është të realizojë vepra teatrore shqiptare dhe botërore me nivel të lartë artistik, të cilat promovojnë gjithëpërfshirjen, dialogun konstruktiv, dhe vlerat njerëzore universale.

Vizioni i Teatrit të Metropolit është që të krijojë një standart cilësor në realizimin e shfaqjeve teatrore dhe trajnimit profesional të stafit artistik. Teatri angazhohet të krijojë për nevojat e komunitetit të të gjithë brezave; fëmijë, të rinj, të rritur. Duke ngulmuar në cilësi, teatri synon të ofrojë një atmosferë intime ku këtij publiku të larmishëm t’i jepet mundësia të reflektojë, përgjigjet dhe angazhohet me teatër që i shërben edukimit, argëtimit dhe zgjerimit të botëkuptimit.

PLATFORMA ARTISTIKE E TEATRIT METROPOL

  • Teatri i të Rriturve: Gjashtë premiera të reja në vit, tre produksione ekskluzive të teatrit dhe tre vepra në bashkëpunim të përzgjedhura nga propozime të artistëve të jashtëm gjatë thirrjeve të hapura. Dy nga këto gjashtë premiera janë të lëvizshme për t’u shfaqur jashtë teatrit. Çdo premierë shfaqet 13-15 herë.
  • Teatri i Fëmijëve: Katër premiera të reja në vit, dy produksione ekskluzive të teatrit, dy vepra në bashkëpunim të propozuara nga artistë të jashtëm. Dy nga këto katër premiera janë të lëvizshme për t’u dhënë dhe jashtë teatrit. Çdo premierë shfaqet 20 herë.
  • Teatri i të Rinjve: Dy premiera në vit për grupmoshën 14-18 vjeç, një e lëvizshme. Çdo premierë shfaqet 13-15 herë.

 

Kontakt

Email: teatrimetropol@gmail.com

Tel: +355 67 227 0668

Adresa: RRUGA DED GJO LULI, TIRANË, ALBANIA

Partnerët tanë