Sektori i Edukimit në Teatrin Metropol organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Teatri dhe Shoqëria” – Festivali Metrofest, Drama shqipe si laborator njohjeje dhe kërkimi.

Këtë takim diskutimesh, që do të organizohet në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar, do ta moderojë Jonida Beqo, drejtuese e Teatrit Metropol. Në panelin e diskutimeve do të jenë pjësëmarrës: Sonila Kapidani- regjisore teatri dhe drejtuese e sektorit te edukimit TK; Erenestina Halili – profesoreshë në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë UT dhe drejtuese e Klubit të Dramës; Valbona Nathanaili – Studiuese dhe drejtuese e botimeve Mapo; Rozi Kostani – lektore e mjeshtërisë së aktorit në Fakultetin e Artit Skenik – UA; Albert Nikolla – profesor i antropologjisë në universitetin Aleksandër Moisiu; Mexhit Prençi – kritik arti, studiues;
Po ashtu, Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar dhe njëkohësisht studiues, do të kontribuojë në pyetje-përgjigjet e takimit.
Në këtë takim do të ketë edhe gjithëpërfshirje në bisedë nga studentë të ftuar me interesa në regji teatri, dramaturgji, aktrim, kritikë.

Data: 05.12.2018
Vendi: Muzeu Kombëtar, salla “Shpataraku”
Kohëzgjatja: 11:00-13:00

Kjo tryezë do të zhvillohet me qëllimin për të krijuar një ambient shoqëror të përshtatshëm diskutimesh mbi përvojat me dramën shqipe të arkivit në dy edicionet e para MetroFest 2017-2018, si mundësi për të rinj profesionistë që duan të zhvillohen në këtë lëmi. Pyetjet bazë mbi të cilat do të diskutohet janë:
1. Cilat janë vështirësitë e një teksti të vjetër nga drama shqipe?
2. Si ndodh që veprat e krijuara në një epokë të caktuar t’u japin kënaqësi njerëzve të një epoke tjetër?
3. Si e ka qenë impakti në komunitet për Metrofestin dhe përshtypjet e tyre mbi krijimin e një domethënie-je shoqërore?
Diskutimet do të përqendrohen në çëshjte si: Përthyerje për të qëmtuar: Teatri i Metropolit ndërmjet zgjedhjeve dhe zgjidhjeve; Teatri si ngjizje e “comunitas”-it; Rivitalizimi i veprave arkivore kryesisht të mbetura si letërsi dramatike në një tekst të ri skenik që mundëson një repertor të ri nga një përvojë e përçuar nga një brez në tjetrin duke prodhuar kuptime;
Objektivi final I këtij takimi qëndron në reflektimin mbi realizimet përgjatë dy edicioneve të MetroFest dhe projektimet për vazhdimësinë në të ardhmen.

Teatri dhe shoqëria

(Tryezë e rrumbullakët)

5 Dec - 5 Dec

Partnerët tanë