SHERLOK HOLMS DHE LANGOI I BASKERVILLËVE
(Premierë)

Shfaqja “Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve” nga Ken Ludwig, është produksioni më I fundit I teatrit Metropol I cili do të vijë si premierë ekskluzive për publikun e Tiranës prej datës 13 Dhjetor në sallën Shekspir të Metropolit me regji dhe përkthim nga Shkëlzen Berisha dhe lojën e aktorëve: Amri Hasanlliu; Ermir Hoxhaj; Gent Hazizi; Herion Mustafaraj; Klodjana Keco; Mirela Naska; Rozi Kostani. (Aktorët janë listuar sipas rendit alfabetik).
PS: Në këtë shfaqje disa prej aktorëve luajnë dy deri në trembëdhjetë karaktere. Ejani të shihni se kush!

Langoi i Baskervillëve bashkon dy zhanre letrare popullore: përrallën gotike dhe trillin e letërsisë detektive, duke mbajtur kështu kureshtjen e publikut të ngacmuar nga suspanca për të lidhur fijet e ngjarjeve dhe shijuar në maksimum proçesin e zbulimit. Regjisori Berisha ka punuar për një spektakël dinamik, plot ngjyra dhe gjallëri, plot energji që shpërthen nga ironia e situatave, në të cilat pritshmëria dhe realiteti janë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Ritmi, ngjyrimi dialektor, puna me gjuhën dhe theksat, harmonia mes fjalës dhe gjestit tek individi dhe pastaj mes ansamblit kanë qenë sfidat e këtij procesi mjaft të pëlqyeshëm. ‘Çdo gjetje apo element duhet të bazohet në saktësi dhe harmoni’, thotë ai, ndaj procesi ka angazhuar potencialet edhe të njohura edhe të panjohura të aktorëve, për të bërë të pandjeshme ngarkesën dhe arritur një nivel profesional të pëlqyeshëm dhe mikpritës nga publiku”.
Romani përdor temat dhe simbolet tipike gotike: një mallkim familjar dhe një legjendë për një qen paranormal dhe djallëzor, një hero i bllokuar në një vend të çuditshëm, shkelja e tabuve morale, shqopishtet e zymta që mbajnë sekrete të këqija, hijet e errëta, dhe peizazhe të tmerrshme, të mbuluara nga mjegulla. Sherlok Holms sulmon legjendën e mallkimit Baskerville me armën e arsyes dhe të metodave shkencore të vëzhgimit, analizës dhe përfundimit. Megjithatë, kur Sherlock Holmes nuk është në tregim dhe Dr.Watsoni drejton komplotin, elementët gotikë e marrin përsipër rrjedhën e tij.
Si do ta zgjidhë enigmën e vrasjes së Sër Çarllsit, dedektivi i famshëm Sherlok Holms?
Holmsi: Hmmm, epo, kjo pyetje tashmë nuk është problem, apo jo? Unë besoj se rrota u kthye prapë edhe një herë – dhe tani t’i kthehemi punës!

Titulli: “Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve” nga Ken Ludwig
Regjia: Shkëlzen Berisha
Interpretojnë: Amri Hasanlliu; Ermir Hoxhaj; Gent Hazizi; Herion Mustafaraj; Klodjana Keco; Mirela Naska; Rozi Kostani
Ndriçimi: Kevin Frazier
Kostumografe: Jonida Beqo
Kostumografe realizuese: Suzana Bodinaku
As.Regji: Rexhina Mollaymeri
Skenograf realizues: Arian Xhao, Griseld Kapllanaj
Fragmentet e orkestruara: Jusiald Xhani
Grimi: Marinela Halilaj
Përkthimi: Shkëlzen Berisha
Identiteti Vizual: Vincenzo Giannattasio

Datat e shfaqjes në vazhdim:
17,18,19, 20 Janar
24, 25, 26, 27 Janar
31 Janar, 1, 2, 3 Shkurt

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al

SHERLOK HOLMS DHE LANGOI I BASKERVILLËVE

i Ken Ludwig

13 Dec - 3 Feb

Partnerët tanë