ROMEO & ZHULIETA – UILLIAM SHEKSPIR
(Shfaqje për të rinj, 14+ vjeç)

Regjia: Sonila Kapidani
Interpretojnë: Aleksandër Mitrollari, Delvis Bejleri, Edvin Mustafa, Ermir Jonka, Klea Konomi, Klesta Shero, Roerd Toçe, Shejla Domi 
As. Regji: Edvin Mustafa

A duhet të jemi besnikë ndaj ndjenjave tona? Po ndaj familjes? Po ndaj parimeve tona? Po ndaj autoritetit- Princit? E shikoni këto nuk janë thjesht pyetje që të lindin duke bërë një shëtitje romantike në qytetin e vjetër të Veronës. Këto ishin pyetje që shoqëronin shoqërinë Elisabetiane, e për të cilat Shekspiri zgjodhi një tjetër vend, Veronën dhe Italinë – larg Anglisë, për të kërkuar përgjigje. Ndërsa ne, zgjodhëm sallën e rrumbullakët për të prezantuar punën tonë.
Për ne historitë janë mënyrë shumë e mirë komunikimi njerëzor dhe përdorimi i gjuhës vjen si kuptim i nevojës për ndarje mendimesh e përvojash njerëzore. Ne deshëm të prezantojmë një punë…tashmë ajo, prej datës 16/02/2018 mund të marrë trajta më të mëdha në mendjet dhe imagjinatën tuaj në Teatrin Metropol…mos harroni: Teatri ekziston për të mirën tuaj!

Shfaqja është menduar dhe realizuar për grupmoshën e të rinjve me qëllim njohjen, por edhe hapjen e bisedave mbas-shfaqje mbi pyetje të rëndësishme shoqërore që ngre vepra mbi probleme shoqërore dhe probleme të Teatrit. Takimi i parë ka nisur në proces provash, me një grup gjimnazistësh nga “Ismail Qemali” ku folëm për gjuhën e komplimentave dhe sa të rëndësishme janë ato në përditshmërinë tonë. Rrugëtimi vazhdon…

Info & Rezervime:

☎️ +355 67 227 0668
🌐 Tashmë ju mund të rezervoni biletën tuaj edhe në web:www.teatrimetropol.al

Na ndiqni në:

Web: www.teatrimetropol.al
Facebook: https://www.facebook.com/teatrimetropol/
Instagram: https://www.instagram.com/teatrimetropol/
Twitter: https://twitter.com/teatrimetropol
Youtube: https://www.youtube.com/channel/UCHzRxQOY9rj34hnWfg_vI3A

#MeShekspirin #MeTeatrin #Metropol #TeatriJuaj

Romeo & Zhulieta

Shfaqje për të rinj

-

Media

Partnerët tanë