Autor: Stefan Çapaliku
Regjia: Stefan Çapaliku
Aktorë: Ervin Bejleri, Ilirda Bejleri, Erjon Hinaj
As/Regjisor: Divini Gushta, Gerta Nikolli
Skenograf: Sadik Spahia
Koreograf: Gjergj Prevazi
Kompozitor: Agron Shala

Teatri Metropol sjell në skenë premierën “Një ëngjëll në katin e 11” me regji nga Stefan Çapaliku. Një komedi urbane, e cila i kalon kufijtë e postmodernes drejt asaj që thirret estetikë e artit bashkëkohor, duke kërkuar kështu edhe një gjuhë teatrore bashkëkohore.
Vepra e shkruar nga vetë Çapaliku do të ketë premierën në datën 15 shkurt, në të cilën interpreton një kast i përzgjedhur aktorësh si Ervin Bejleri, Ilirda Bejleri, Erjon Hinaj, me skenografinë e Sadik Spahisë, koreografi nga Gjergj Prevazi, muzikë nga Agron Shala dhe As. Regji nga Divini Gushta dhe Gerta Nikolli.

“Një ëngjëll në katin e 11” është një ndër 25 veprat e tij dramatike të Çapalikut, e cila shënon një ngjarje në estetikën e veprave të tij, duke I hapur shteg dramaturgjisë së mbështetur në ngjarjet e mëndjes.

Ngjarjet e shfaqjes zhvillohen në një stacion treni, gjatë natës. Askush në të përveç dy udhëtarëve të rastësishëm dhe më pas, si çdo njohje tjetër, edhe kjo, mediokre. Një apartament në katin e njëmbëdhjetë. Një çift po bën dashuri. Telefoni ndërpret flirtin e tyre: burri i saj do të arrijë nga çasti në çast.

Djali do t’ia mbathë, por ashensori është jashtë funksionit. Nëse merr shkallët, rrezikon të ndeshet me fytyrën e burrit.  As nuk mund të hidhen nga dritarja. Pikërisht në çastin kur ai mendon se koha mbaron, ka një trokitje në derë. Në vend të burrit, shfaqet një dëshmitar i Jehovait duke mbajtur një Bibël në dorë. Atij po i merret fryma nga shkallët dhe nuk ndihet mirë. I riu dhe gruaja i japin atij ndihmën e parë. Dëshmitari i Jehovait, vjen në vete dhe fillon një fjalim patetik rreth familjes. Dhe si për të dashur t’i japë me të vertetë fund fjalimit të vet, ai vdes. Dashnorët e vendosin atë në shtratin e tyre dhe fillojnë të flasin për jetën e tyre. Ndërkaq, burri që pritet nuk vjen kurrë. Ai është thjesht një fiksim i mendjes së tyre të lodhur nga rutina e një marrëdhënie banale. Prapë një stacion treni natën. Askush në të përveç dy udhëtarëve të rastësishëm dhe më pas, siç do njohje tjetër, edhe kjo, mediokre.

☎️ Info & Rezervime: +355 67 227 0668
🌐 Tashmë ju mund të rezervoni biletën tuaj edhe në web:www.teatrimetropol.al

Na ndiqni në:

Web: www.teatrimetropol.al
Facebook: https://www.facebook.com/teatrimetropol/
Instagram: https://www.instagram.com/teatrimetropol/
Twitter: https://twitter.com/teatrimetropol
Youtube: https://www.youtube.com/channel/UCHzRxQOY9rj34hnWfg_vI3A

 

Një ëngjëll në katin e 11

Një vepër nga Stefan Çapaliku

15 Feb - 25 Feb

Media

Partnerët tanë