🎼 NEZAFETE SHALA & MELODIA E VJETËR LIVE NË METROPOL 🎹

Të dashur,
Këtë të dielë, Teatri Metropol ka kënaqësinë t’ju ftojë të kalojmë natën e fundit të #MetroFest2 nën melodi të vjetra të muzikës qytetare, performuar live nga zëri i mahnitshëm i artistes së mirënjohur Nezafete Shala dhe kuarteti “Melodia e Vjetër” nga Gjakova.

Grupi Melodia e Vjetër me vokalin e mrekullueshëm të artistes Nezafete Shala, mbeten nga artistët më unikë në skenën shqiptare sot. Unikë jo vetëm me këngët e vjetra që risjellin, por edhe me performancën dhe detajet e tjera që e plotësojnë këtë ansambël të vogël.

Muzika e vjetër shqipe është një nga trashëgimitë tona më të bukura kulturore. Vargjet, meloditë, instrumentet, janë ato që na bëjnë edhe më nostalgjikë për këngët e vjetra qytetare.

🕗 ORA 20:00
📍SALLA SHEKSPIR, TEATRI METROPOL
🎫 HYRJA E LIRË!

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al

Ju mirëpresim!

Nezafete Shala & Melodia e vjetër – Live në Metropol

Koncert

14 Oct - 14 Oct

Partnerët tanë