Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana paraqet:

Në Konak – Koncert I Ansamblit Folkorik Tirana

Teatri Metropol ka kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë “Në Konak”, koncertin e Ansamblit Folklorik “Tirana” në datën 07.06.2018, ora 20:30 në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar.
Ky koncert, me udhëheqës artistik Armela Demaj dhe koreograf Rudina Demaliaj e Donald Martini sjell motivet më të mira të trashëgimisë kulturore të të gjitha trevave të Shqipërisë, të këngëve, valleve dhe kostumeve popullore nga jugu në veri.

Identiteti Vizual: Vincenzo Giannattasio
. . .

PROGRAMI:

Vallet e Shqipërisë së Mesme
– Vallja e Shupalit
– Vallja e Ajkës
– Vallja e Qypave të Kavajës

Këngë të Shqipërisë së Mesme
– Kur del goca te pazari
– N’pleqni m’ka zën sevdaja
– Jeleku Kadife
– Të deshta me hakikat

Vallet e Shqipërisë së Jugut
– Vallja e Gorarçes
– Vallja e Dardhës
– Vallja e Nuses
– Vallja e Librazhdit

Këngë të Shqipërisë së Jugut
– Vogëlushe Ane Ane
– Natën e borës së madhe
– O çuno festo mënjanë
– Paske flokët pale palë

Vallet e Shqipërisë së Veriut
– Vallja e Kosovës
– Vallja e Tropojës
– Vallja e Malësisë së Madhe
_____________________

Ansambli Tirana përbëhet nga:
Valltarë:
Sedmir Memia, Adnand Cmeta, Elvis Kuka, Klaudjo Docja, Erdet Miraka ,Stiv Osmanaj, Graciano Tahiri, Mariglen Domi, Xhevit Isufi, Anxhela Hysa, Megi Duka, Sara Koçi, Anxhela Rezhda, Adela Gjyla, Artea Bebri, Selin Bollati, Mario Bali

Orkestra:
Nurije Myftari, Bashkim Sinani, Dashamir Gega, Mark Kakusi, Ilir Neziri, Todi Dori, Ada Zalaj, Ilir Bega, Eneo Gjoka, Ronald Gjura

Koreograf:
Rudina Demaliaj, Donald Martini

Grupi Iso- Polifonik përbëhet nga:
Drita Ballo, Mihal Kaçi,, Sotir Ballo, , Dhimitër Ballo , Ergys Hodaj
_____________________

Bileta: 500 lek / KAPACITET I LIMITUAR

Biletat mund t’i blini në biletarinë e Teatrit Metropol, çdo ditë prej orës 09:00- 13:00 dhe 17:00-19:00.

Të pranishmit në koncert do të shërbehen me dashuri, delikatesë, rakiçka dhe likere nga Komiteti – Kafe Muzeum.

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al

Në Konak – Koncert I Ansamblit Folkorik Tirana

Tek Atriumi i Muzeut Kombëtar

7 Jun -

Partnerët tanë