Për tre (3) pozicione Aktor me kontrata 1-vjeçare të rinovueshme pranë Teatrit Metropol.

Këto pozicione janë për aktorë të rinj, 21-30 vjeç, të cilët do të angazhohen në shfaqjet dhe programet për fëmijë dhe të rinj të platformës “Edukojmë me Teatër” në Teatrin Metropol dhe shkollat publike të Tiranës.
Konkursi do të zhvillohet me dyer të hapura në dt. 26 Mars 2018. Afati i fundit i regjistrimit për pjesëmarrje në konkurs është data 25 Mars, ora 12:00. Deri në këtë datë, të interesuarit duhet të kenë paraqitur kopjen e diplomave, formularin e plotesuar dhe CV-në artistike në zyrën e Teatrit Metropol. Aktorët e interesuar të marrin pjesë në këtë konkurs duhet të kenë:

1. Diplomë Bachelor (në Aktrim ose Regji)
2. Cv të punëve artistike dhe formularin e plotesuar
3. Një monolog komik (deri 2 min)
4. Një monolog dramatik (deri 2 min)
5. Një etyd plastik (deri 3 min)
6. Një këngë

Teatri Metropol është i përkushtuar që ta mbajë këtë proces të hapur dhe pozitiv për të gjitha palët prandaj lutemi të respektoni kriteret e proçesit dhe evitoni referenca ose ndërhyrje të llojeve te tjera.

Ju mirëpresim në audicion!

Shkarko dokumentin – Formular Audicion Artistik

KONKURS – AUDICION

28 Mar - 28 Mar

Partnerët tanë