Titulli: Don Kishoti

Autori: Miguel De Servantes

Regjia: Klajd Ymeri

Interpretojnë: Klaudja Piroli, Ismail Shino, Xhulia Musagalliu, Kristo Bace, Armando Mehmeti, Aurora Qazimi

Mjeshtër kukullash: Bakie Baboçi

Skenografia: Klajd Ymeri

Kostumet: Afërdita Satka

Muzika: Kristi Popa

Premiera: 2 Dhjetor

Ora 11:00

 

“Don Kishoti” dhe aventurat e tij do të vijnë nëpërmjet kukullave këtë fundvit në Teatrin Metropol. Vepra e njohur e Servantesit është premiera e re për fëmijë në këtë teatër që do të ngjitet në skenë në datën 2 dhjetor. “Don Kishoti” vihet për herë të parë në skenë nëpërmjet kukullave, një eksperiencë e re për teatrin, e sjellë nga regjisori Klajd Ymeri.

Sipas regjsorit, komedia me kukulla “Don Kishoti” është konceptuar jo si një teatër tradicional kukullash, por në pjesën më të madhe të shfaqjes ato komunikojnë si të ishin aktorë real. “Rrëfenjat janë ndërthurur në një bosht të vetëm në mardhënien midis dy personazheve kryesor, Don Kishotit dhe Sanços, në ndërthurje me të gjithë personazhet e tjerë në të pesë ngjarjet e kësaj komedie”, thotë Ymeri.

“Don Kishoti është një zotëri nga Spanja, I cili pasi kishte lexuar shumë libra mesjetare kalorsiake vendos të bëhet dhe ai një kalorës. Kështu merr shpatën dhe mburojën dhe del në kërkim të aventurave, bashkë me mikun e tij fshatar Sanco Pançon, të cilit i premton zotërime pa fund pas fitoreve të tyre. Ai lë çdo gjë nga jeta e tij në emër të të dashurës, Dulqinjës së Tobozos. Bashkë me Sancon kërkojnë aventura, por shumë herë ato i shkojnë për ters. Në fund të veprës, Don Kishoti vdes si pasojë e temperatures dhe rrëfyesi, të cilit Servantesi thotë se i ka dëgjuar historinë, del dhe thotë se pas vdekjes së Don Kishotit, nuk pati me asnjë kalorës.

Shfaqja do të jepet çdo të shtunë dhe të dielë, ora 11:00 në Teatrin Metropol.

 

Don Kishoti

Shfaqje me kukulla në Teatrin Metropol

2 Dec - 17 Dec

Media

Partnerët tanë