📢 AUDICION‼

Teatri Metropol shpall audicionet për tre nga rolet e shfaqjes “Ditari i Ana Frank”, e cila do të vihet në skenë së shpejti nën regjinë e Armela Demaj.
Kërkohen 3 aktore femra, nga mosha 19-35 vjec.
Të interesuarat duhet të kenë të përgatitur një monolog, një këngë dhe do t’ju jepen rrethana bazuar në vepër.
Audicioni do të zhvillohet të enjten, dt. 13 Shtator, ora 18:00 në ambjentet e Teatrit Metropol.

Rolet për të cilat do të zhvillohet audicioni:
Ana Frank, një vajzë e re 13 vjeç, e mençur, e dashur, e kujdesshme dhe e çlirët. Pa barriera për të shprehur mendimet dhe ndjenjat e saj. Është një shpirt I lirë I paaftë për t’u zbutur.

Margot Frank, motra e madhe e Anës, 16 vjeç, në sytë e Anës ajo është e zgjuar, e qetë, e bukur dhe më e pjekur se Ana. Dy motrat nuk kanë shumë marrdhënie me njëra-tjetrën, nuk janë shoqe të afërta por Margo shpesh kujdeset dhe këshillon nga një pozicion i tërhequr.

Miep është ish-sekretarja e Z.Frank përpara invazionit nazist. Aktiviste e rezistencës Hollandeze kundër nazistëve ia dedikon jetën fshehjes dhe ndihmës së familjeve hebree. E drejtë dhe besnike.

👋 Mirë u takofshim dhe paçi fat! 🤞🏻

#meTeatrin #Metropol #TeatriJuaj

Audicione – Ditari i Ana Frank

13 Sep - 13 Sep

Partnerët tanë